IDE & DEBAT

Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.
IDE & DEBAT

Lundro në Ujra të thella

Sondazh

ALBANIAN-AMERICANS: THEIR GENEALOGY, WHO THEY ARE AND WHO SHALL THEY BE

Thu Dec 16, 2010 1:48 pm nga Admin

Genealogy

Like other Americans, Albanian-Americans are quite young, but Albanians have a very old history. Albanians descend from Illyrians. The ancestors of Illyrians were Pelasgians who lived in Europe way before the Greeks, Romans, and Slavs migrated to their lands and became their neighbors.

It is believed that the first social organization of Illyrians started somewhere around the 9th or …


    Selami, takim në shtëpinë e Azem Hajdarit

    avatar
    Admin
    Admin


    Numri i postimeve : 26
    Join date : 08/12/2010

    Selami, takim në shtëpinë e Azem Hajdarit Empty Selami, takim në shtëpinë e Azem Hajdarit

    Mesazh  Admin Fri Dec 10, 2010 10:28 am

    Ish-kryetari i PD-së, axhendë të ngjeshur

    Ish-kryetari i Partisë Demokratike, Eduard Selami, 48 orë pas ardhjes në Tiranë ka shënuar në axhendën e tij takime me ish- eksponentët e lartë të partisë ku ai bënte pjesë 16 vjet më parë. I kthyer nga SHBA, në prag përvjetorit të themelimit të Partisë Demokratike, Eduard Selami ka zhvilluar takime dje me vëllanë e Azem Hajdarit. Më pas, Selami ka vijuar takimet duke vizituar edhe bashkëshorten e Azem Hajdarit, si nga themeluesit e PD-së, Fatmira Hajdarin. Gjatë ditëve të para në Tiranë, Selami është takuar edhe me dy ish-deputetë të PD-së, Besnik Mustafajin dhe Aleksandër Biberajn.

    Vlen të theksohet se vizita e Selamit vjen në prag të 20-vjetorit të Partisë Demokratike, por edhe të fushatës së nxehtë elektorale që pritet të mbahet më 8 maj 2011. 48 orët e para të qëndrimit të tij në Tiranë, një prej themeluesve të Partisë Demokratike, Eduard Selami i ka kaluar pranë prindërve të tij, por ka zhvilluar edhe takime me figura të cilat kanë një histori në Partinë Demokratike, siç është familja Hajdari, ish-miku i ngushtë i Kryeministrit Berisha, ish-shefi i diplomacisë shqiptare, Besnik Mustafaj dhe ish-deputeti Aleksandër Biberaj.

    Gjithmonë kur ka ardhur në Shqipëri, pyetjes lidhur me të ardhmen e tij në politikë, Selami nuk i jep një përgjigje direkte, por e lë një opsion të hapur. Por, këtë herë duket se situata pritet të marrë një tjetër drejtim, kur vizita e tij përkon me një festë siç është 20- vjetori i Partisë Demokratike, më 12 dhjetor. Në ditëqëndrimet e Selamit në Tiranë pritet edhe mesazhi që ai do të përcjellë për Partinë Demokratike, dhe do të kuptohet gjithashtu nëse ai ka lënë gjurmë në këtë parti apo konsiderohet si një ‘i harruar’.

      Ora është Sat Apr 27, 2024 1:25 am