Tiranë – U nisën sot drejt Brukselit grupi i parë i të rinjve, pas vendimit për heqjen e vizave.
Për këtë arsye, sot në aeroportin e Rinasit ishte i pranishëm edhe kryeministri, Sali Berisha, ku i ka përcjellë 50 të rinjtë, në përbërje të të cilëve ishin edhe gazetarë.
Grupi do të udhëhiqet nga ministri i Brendshëm, Lulzim Basha dhe do të zhvillojë një sërë takimet në zyrtarë të lartë të BE-së.
“Ky është momenti më i veçantë për shqiptarët. Grupi i parë që niset në Evropë janë studentët dhe studentët janë fytyra evropiane e vërtetë”, ka deklaruar kryeministri Berisha. “Vendimi u dha në unitet dinjitoz për shqiptarët. Shqiptarët do të sillen në mënyrë dinjitoze ndaj lëvizjes së lirë”, përfundoi Berisha”, nënvizoi kryeministri.
“Ky është fluturimi i parë i kësaj natyre, që hap si parin e një Evrope pa viza. Sot rrëzohet dhe muri i fundit, ai i Shengenit dhe kjo është një arritje për çdo qytetar shqiptar”, tha Berisha. Kreu i qeverisë, shprehu mirënjohje të thellë për ata që morën këtë vendim si dhe për administratën shqiptare që përballoi një kompleks te madh reformash.
Kryeministri shtoi se “ky është një akt, që prek personalisht jetën e çdo shqiptari sot e tutje, qe do te jete me shume se kurrë i lirë në historinë e tij”. Ai theksoi se “vendimi unanim për liberalizimin e vizave nga vendet e BE-së tregoi besimin që këto vende kanë tashmë tek Shqipëria”.
Duke e cilësuar 15 dhjetorin, si datë historike për shqiptarët, Kryeministri Berisha theksoi se “sot për herë të parë do të udhëtojnë studentët dhe gjimnazistët, pasi të rinjtë janë fytyra europiane e Shqipërisë”.[img][/img]